Mesazhi juaj në duar të sigurta

Duke qenë një biznes familjar, ne mendojmë dhe planifikojmë ndër gjenerata që prej vitit 1913. Ne zbatojmë sloganin tonë ‘’Kompania duhet të jetë në shërbim të njerëzve’’ në çdo veprim që ndërmarrim gjatë gjithë zinxhirit të vlerave. Kjo është arsyeja që, në DEICHMANN, ne jemi të përkushtuar për të marrë përsipër shqetësimet e ngritura nga individët, organizatat, partnerët e biznesit dhe palë të tjera dhe për t’i ndjekur në vijimësi.

Rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut, të shqetësimeve për mjedisin, të rreziqeve për shëndetin apo sigurinë, sikurse edhe të shqetësimeve të tjera, nevojitet të ndërmerren veprime të shpejta dhe të besueshme. Nëse jeni prekur personalisht apo nëse keni qenë dëshmitarë i një shkeljeje, ne ju ofrojmë një mënyrë të thjeshtë për të paraqitur një ankesë. Ne japim garanci që çdo ankesë të hetohet dhe të trajtohet me anonimitet dhe konfidencialitet.

Çfarë informacioni duhet të na jepni?
1. Emrin (nëse nuk dëshironi të jepni emrin, mund të paraqisni ankesën në mënyrë anonime, megjithëse kjo mund të komplikojë procesin dhe të shkaktojë vonesë në përpunimin e ankesës).
2. Të dhënat e kontaktit, si p.sh. numrin e telefonit, adresën e postës elekronike (e-mailit) ose adresën postare.
3. Vendin dhe qytetin ku jetoni dhe, nëse është e mundur, vendin e ngjarjes ose informacion që ndihmon për të identifikuar qartë vendndodhjen.
4. Përshkrim të detajuar, duke përfshirë edhe datën ose harkun kohor të konstatimit përkatës që lidhet me të drejtat e njeriut, mjedisin, shëndetin ose sigurinë. Nëse keni në dispozicion prova shtesë, mos hezitoni t’i paraqisni.
5. Informacion për nevojën që ankuesi ose palët e prekura të mbeten anonime apo të mbrohen.

Dërgoni ankesën me shkrim këtu.

Si përpunohet ankesa juaj?
1. Pas dërgimit të mesazhit nga ju, ne do të konfirmojmë marrjen e ankesës brenda 24 orëve.
2. Oficeri i të Drejtave të Njeriut të DEICHMANN përcakton arsyen e ankesës dhe shqyrton kriterin bazë për pranimin e saj. Nëse ekziston kriteri bazë për të pranuar ankesën, në vijim do të kryhet një hetim i detajuar dhe ankuesi do të informohet për periudhën kohore që nevojitet për shqyrtimin përkatës.
3. Nëse lind nevoja për hetim më të thelluar, DEICHMANN do të inspektojë ambientin përkatës, vetë ose duke caktuar një palë tjetër për të kryer inspektimin. Shpenzimet e këtyre inspektimeve do të mbulohen nga DEICHMANN.
4. Në vijim, ankesa mund të zgjidhet përmes një marrëveshjeje për të cilën të dyja palët duhet të bien dakord. Nëse nuk arrihet marrëveshje, DEICHMANN rezervon të drejtën të vendosë mbi rezultatin e ankesës, pasi të ketë marrë në konsideratë të gjitha aspektet.
5. Në rast se veprimet e Grupit DEICHMANN kanë qenë shkaku i ankesës ose kanë kontribuar në të, ne do të nisim procese për të korrigjuar ankesën ose për të zbutur efektet e saj, sikurse edhe për të parandaluar përsëritjen e saj, nëse kjo gjë është e mundur.

DEICHMANN Declaration of Principles regarding Respect for Human Rights

Declaration of Principles pdf, 671.4kB

DEICHMANN Kodi i sjelljes

Kodi i sjelljes pdf, 496.7kB

DEICHMANN Rules of Procedure on the complaints procedure

Rules of Procedure pdf, 340.6kB